Inventarizimi i pronave të shtetit, Lame denoncon skandalin: Oborrit të burgut të Shënkollit i ka dalë pronari

Kreu i Kadastrës së Shqipërisë Artan Lame në një konferencë për shtyp njftoi procesin e deritanishëm të inventarizimit të pronave të pa luajtshme për institucionet shtetërore.

Gjatë fjalës së tij Lame teksa foli për pronat shtetërore në gjithë territorin e Republikës, tha se një rast i çuditshëm është ai i burgut të Shënkollit në Lezhë, ku edhe oborrit të burgut i ka dalë pronari.

Gjithashtu ai theksoi se  çdo vit janë mbi 1 milion aplikime lidhur me situata problematike për çështjen e pronave..

“Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur.

Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore.

Sjell Shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari.

Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Sot po lançojmë projektin e regjistrimit të pronës shtetërore”, tha ndër të tjera Lame.