Dëborë e shi: Rruga e Thethit e pakalueshme, 1400 Ha tokë e përmbytur në Shkodër

Moti në vendin tonë vijon të shkaktojë problematika nga veriu në Jug. Reshjet e shiut zonat e ulëta dhe reshjet e dëborës në malësi kanë vijuar që prej orëve të para të së hënës. Në Shkodër vijojnë të jenë të përmbytura 1400 hektarë tokë, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes janë paralajëmruar përmbytje në Vlorë dhe Gjirokastër.

Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar nga dëbora.

Kjo ishte situata atje të hënën.

Në Qafën e Predelecit trashësia e dëborës shkon deri në 1 metër.

Në Juglindje në fshatin Panarit, rruga është hapur vetëm për mjetet e larta më zinxhirë, ndërsa reshjet e denura të dëborës vijojnë ende.

Ndërkohë NënShkodra mbetet nën ujë.

1400 hektarë janë të përmbytura atje, ndërsa prezencë uji ka edhe në 15 banesa.

Rruga në Obot është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtisë.

Kryeplaku i Anës së Malit thotë se situata është bërë e papërballueshme.

Ndërkohë në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik, ndërsa niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.

Ministria e Mbrojtjes apeloi drejtuesit e mjeteve që të shmangin rrugët drejt malësive ku ka prezencë dëbore.

Edhe kjo javë pritet që të dominojnë reshjet e shiut në të gjithë vendin tonë.