VIDEOLAJM/ Rruga e Thethit dhe Qafa e Predelecit të bllokuar prej disa ditësh, bora mbi 1 metër

Reshjet e dëborës në zonat malore kanë bërë që shumë rrugë të bllokohen. Rruga e Thethit vijon të jetë e bllokuar prej disa ditësh.

E bllokuar është dhe Qafa e Predelecit, ku bora arrin mbi 1 metër.

Mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e saj.