Moti i keq, probleme në Qarkun e Elbasanit/ Pesëfishohet ndotja në përroin e Zaranikës
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 23 Janar 2023, 08:35
Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar jo pak probleme për banorët në qarkun e Elbasanit.
Në një lidhje direkte për emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, gazetarja Edisona Skënderi theksoi se probleme nga shirat janë hasur në disa zona të ndryshme të këtij qarku.
Ndrëkaq ajo theksoi se mungesa e kanalizimeve në lagjet e Elbasanit ka bërë që përroi i Zaranikës të kthehet në një krim mjedisor duke u 5-fishuar ndotja në të. Ajo referoi se ekspertët thonë se Bashkia e Elbasanit nuk i ka kapacietet e nevojshme për normalizimin e situatës, ndaj kërkohet një ndihmë nga shteti.
