Aksident në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Grizhe.

Një mjet tip Benz me targa malazeze asht përplasur me një Golf 5 dhe mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet mbi shkaqet.