Devoll, po transportonte emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet shoferi i dehur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2023, 21:47
Kapet një mjet me emigrantë të paligjshëm në Devoll ndërsa është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit.
Burime bëjnë me dije se një mjet tip furgon u pikas në qytetin e Bilishtit, ndërsa gjatë kontrollit janë konstatuar 6 emigrantët brenda tij.
Drejtuesi i mjetit pas shoqërimit në polici, ka rezultuar edhe në gjendje të dehur.
Transportin e emigrantëve do ta bënte drejt Tiranës, kundrejt pagesës në euro që u ka kërkuar.
Po kryhen veprime të mëtejshme lidhur me rastin.
