Moti i keq në vend: Përmirësohet situata në Lezhë, 350 Ha tokë e përmbytur

Situata në qarkun Lezhë, ora 08:30

Në territori i Qarkut Lezhë ka patur rreshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi.

Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afer normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:

Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 150 ha.

Në njësinë adminstative Zejmen vazhdon të kemi kemi rreth 100 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh.

Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përbytur. (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë).

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.