Vlerësim për Baba Mondin, Kryegjyshit Botëror i jepet titulli “Nder i Qarkut të Vlorës”

Për kontributin e çmuar si lider botëror i bektashizmit, Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës”.

“Promotor i harmonisë dhe tolerancës fetare dhe për kontributin dhe zhvillim ne vlera fetare dhe shoqërisë njerëzore.”

Kryegjyshi Botëror e konsideroi përgjegjësi titullin e marrë teksa kërkoi gjatë fjalës së tij që shqiptarët të mos e braktisin vendin e tyre.

“Në këto ditë të vështira dhe përplasjen me globalizmin, të mos e braktisim këtë vend, por t ambajë gjallë këtë komb.”

Të pranishëm në ceremoni, personalitete të fushave të ndryshme vlerësuan rolin e Baba Mondit në konsolidimin e bektashizmit në Shqipëri.

“Është një nder për të gjithë dhe gjithë aktivitetin që ai ka.”

Ceremonia nderuese që u zhvillua në sallën e kinemasë së Pallatit të Kulturës në Vlorë u mbyllur me një koncert artistik.

Vlerësim për Baba Mondin, Kryegjyshit Botëror i jepet titulli