Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen Hajro Cakërri, në Vlorë.

Shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Gazetari i Ora News bën me dije se në banesë jetonte vetëm një person.

Zjarrëfikësja ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve ndërsqa nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale.

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë