Falsifikimi i të dhënave financiare, Juventusi rrezikon 9 pikë penalizim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2023, 17:23
9 pikë penalizim për Juventusin për shkak të çështjes së plusvalencave. Prokuroria e Torinos do të kërkojë këtë masë dënimi Gjykatës Sportive pasi prokurorët kanë gjetur prova të reja që lidhen me fshehjen e bilancit për shpenzimet e bëra nga klubi torinez që mendohet se ka paguar Cristiano Ronaldon me 20 milionë euro por jo zyrtarisht.
Gjithsesi, nuk është ende e sigurt se çfarë do të ndodhë pasi fillimisht Gjykata Federale e Apelit do të vendosë nëse do të rihapë procesin dhe nëse ndez dritën jeshile pas kërkesave të prokurorëve, atëherë mundësia e heqjes së pikëve bëhet e prekshme.
Në këtë mënyrë, tifozët po rrinë me frymën pezull pasi me 9 pikë më pak do të ishte shumë e vështirë që Juventus të rikthehej në zonën Champions.
