DALIN EMRAT/ Ja kush ra në pranga për atentatin me një të vrarë ndaj prokurorit Ndoj në Sukth
Një operacion i policisë në Tiranë, Durrës dhe Fushë-Krujë ka çuar në prangat e policisë 5 persona, përfshirë Akil Nerjakun dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve të përfshirë në atentatin në 2019 ku mbeti i vrarë Andi Maloku.
Ora News ka siguruar emrat e 5 të arrestuarve dhe 4 personave të shpallur në kërkim.
Në kuadër të operacionit “Komploti”, u vunë në pranga shtetasit:
-Bashkim Haxhija
-Marsel Decka
-Endrit Sinani
-Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku
-Juljan Pjetri
U shpallën në kërkim: Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja
Gjatë këtij operacioni, u zhvilluan kontrolle në 11 banesa, në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë dhe u sekuestruan 1 armë gjahu, 1 jelek antiplumb, 2 jelekë shpëtimi, dylbi me rreze të largët, 5 automjete, 4 milionë lekë, 6 aparate celulare, 50 kontrata shit-blerjeje pronash, dokumente, 11 ora dore të markave të shtrenjta dhe sende të tjera të ndryshme.

