Shehu: Bastet online rrezik për fëmijët, duhet të monitorohen me kujdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2023, 21:03
Elidon Shehu, psikolog i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musaj foli për rrezikun në shoqëri që mund të sjellë rihapja e basteve online.
Shehu tha se mbyllja e basteve u prit shumë mirë nga shumë familje sepse i kishim afër shkollave, afër institucioneve, kudo.
Ai tha se kishte njerëz që edhe ato pak para i linin në lojërat e fatit, po për të duhet të monitorohen mirë pasi ka persona që kanë varësi.
Për psikologun rreziku është më i madh për fëmijët se si do të monitorohen pasi lojërat do të jenë online dhe jo fizikisht.
