Ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të mitura, 40 ditë burg për mësuesin e fiskulturës, mohon akuzat

Gjykata e e Gjirokastrës ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurorës Edlira Manelli e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare "Avni Rustemi" në qytetin e Tepelenës.

Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të këtë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Pas paraqitjes së provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhënë vendinin me 40 ditë paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës së ushtruar ndaj tij të dielën e kaluar prej vëllait të njërës prej minoreneve të pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.