Akuzohet për pedofili, mësuesi i fiskulturës në Tepelenë këshilltar i PS-së në bashki

Një tjetër skandal ka dalë në dritë për mësuesin e edukimit fizik Kleanthi Laçi i akuzuar për ngacmim seksual ndaj 2 nxënëseve minorene në shkollën 9 vjeçare "Avni Rustemi" në qytetin e Tepelenës.

Bëhet e ditur se mësuesi është këshilltar i PS-së në Këshillin Bashkiak të Tepelenës. Ajo çfarë e bën më të thellë skandalin, është se PS-ja ende nuk ka marrë një vendim për ta përjashtuar si këshilltar mësuesin në fjalë.

Më 16 janar mësuesi i fiskulturës deklaroi se ishte dhunuar nga tre persona dhe kishte shkuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Një ditë më pas, njëri prej të rinjve u vetëdorëzua në polici duke deklaruar se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij 13 vjece i kishte thënë se ai e kishte ngacmuar.

Më vonë doli në dritë se ndaj tij kishte dy denoncime nga dy të mitura, nxënëse të shkollës për ngacmim seksual.