Moti i keq/ Reshje dëbore në Lezhë, Llogara, Elbasan e Korçë

Gjatë orëve të fundit zonat malore në disa qytete të vendit janë mbuluar nga dëbora

Krujë

Mbi lartësinë 800 metra nga niveli i detit ka nisur dëbora, dhe Qafshtama është e mbuluar me dëborë ku trashësia arrin afro 10 cm, po gjithashtu është i mbuluar me dëborë edhe mali i Krujës e Sarisalltiku. Me makinë të vogël rruga nuk është e kalueshme.

Lezha

Moti i keq/ Reshje dëbore në Lezhë, Llogara, Elbasan e

Gjatë natës kanë vazhduar rreshjet  me intensitet të ulët, herë herë deri mesatar. Situata paraqitet e qete .

Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është  kuota kritike, nga mbrëmë kemi një renje të nivelit me 0.3 m.

Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë.

Vërehen ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit.

HEC-i i Shkopetit dhe HEC Qafë Mollë , vijonë shkarkimet në nivel mesatar , pa shkaktuar dëme .

Vlora

Gjatë natës ka patur rreshje bore në Llogara. Borëpastruset kanë pastruar dhe kriposur rrugën duke mos u krijuar problematika në qarkullim e mjeteve.

Korça

Në Qarkun Korçë gjatë natës  ka patur rreshje shiu/dëbore.

Rreshjet kanë qënë në formë dëbore deri në mbi 1200 m.

Në rrugën e Dardhes nga km 6 - km13, ka rreshje dëbore, me trashësi 5 cm deri 15 cm.

Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë ka patur rreshje dëbore të pakta.

Qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore.

Aktualisht moti i alternuar i kthjellët, me vranësira dhe me rreshje të pakta.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka  probleme në rrugë.

Kontraktorët ndodhen në gadishmëri për Mirëmbajtjen Dimërore dhe Emergjente nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.

Elbasan

Bora e parë ka rënë dhe në disa fshatra të Elbasanit, megjithatë nuk ka bllokim të rrugëve.

Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi informon se dëborë ka patur në Labinot, Funar, ndërsa në rrugë është hedhur skore me qëlli shmangien e aksidenteve.