Moti në Korçë, era e fortë dëmton çatinë e tre shkollave, akset nacionale të hapura
Gjatë natës reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërsa në lartësitë mbi 1200 m ka patur reshje dëbore, me trashësi 5-15 cm, kryesisht në segmentin e Dardhës.
Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qënë të hapura dhe pa probleme, është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.
Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në dy shkolla në Kolonjë, respektivisht në Selenice - Shalsi dhe Borove. Në dy shkollat e para do të kryen punimet nga bashkia ditën e sotme dhe nesër do të vijojë mësimi normalisht.
Shkolla e Borovës ka kohë që nuk funksionon si e tillë por si qendër votimi dhe riparimet do të kryhen më vonë. Dëmtimet janë të pjesshme në dy shkollat e para
Në bashkinë Korçë do të vazhdojë heqja e pjesës tjetër të çatisë në ndërtesën tek pazari.
Bashkite e tjera nuk raportojne problematika.
