Kulla: Spekulim që Matteo M. Denaro ka qenë në Shqipëri, kunati i tij kishte lidhje me vendin tonë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, specialisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla u shpreh se ardhja e Matteo Messina Denaros është një spekulim.

Ai tha se fakt është se kunati i tij dhe burri i mbesë kanë qenë në Shqipëri dhe janë akuzuar për lidhje dhe trafik droge me vendin tonë.

Kulla: Është spekulim që të themi se Matteo Messina Denaro ka qenë në Shqipëri, por kunati i tij, që është edhe kirurg i famshëm dhe pjesëtarë i familjeve mafioze, por që nuk është nga zona e Trapanit, por Palermos. Ai është arrestuar vjet së fundmi dhe flet se kishte hapur llogari bankare në Shqipëri.

Arrestimi i tij i fundit është bërë në vitin 2022 për lidhje me drogën në Shqipëri. Po ashtu edhe burri i mbesës së Matteo Messina Denaro, teksa kthehej nga Shqipëria, pretendohet se po organizonte një rrjet biznesesh dhe trafiku në vendin tonë. Këto janë ato që mund të themi pa spekulim.