Dëme të shumta në Lezhë, përmbytja lë pasoja të mëdha në shtëpi dhe biznese

Në Lezhë si një nga zonat më të prekura nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, uji është tërhequr nga zonat e banuara të premten. Por me tërheqjen e ujit, kanë dal në pah edhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga përmbytjet. Shtëpitë dhe biznese të tëra janë dëmtuar, ndërsa qytetarët shprehen mosbesues për dëmshpërblimet.

Kjo ishte situata në tregun e lirë të qytetit të Lezhës mëngjesin e të premtes.

Uji është tërhequr, duke i lënë vendin inerteve dhe baltes që solli vërshimi i ujerave.

Që prej oreve të mëngjesit tregtaret kanë nisur vetë pastrimin e njesive tregtare, ndërsa thonë se përmbytja ju ka shkaktuar dëme të shumta.

"Niveli i ujit shkoi 40 cm, ka ndodh dhe para dy vitesh një gjë e tillë.

Dëme ka, janë lagur rrobat të gjitha. Lagështira i prish.

Ka bërë dëme, 4 dyqane janë mbushur me llaç," thonë tregtarët.

Situatë e ngjashme është përsëritur edhe herë të tjera në tregun e qytetit të Lezhës, por askush nuk i ka kompensuar për dëmet dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes.

"Nuk është hera e parë. Ka ndodhur 100 herë dhe s'sështë marrë asnjë masë. Askush nuk ka ardhur, shikoje llaçin si është bërë. Duhet të hedh disa thasë malli. Janë dëmtuar të gjitha.

I paguajmë taksat të gjitha. Nuk na paguan kush dëmshpërblim. Ka ndodhur sa herë bien shi," thonë ata.

Me rënien e intensitetit të reshjeve të shiut, situata e krijuar nga përmbytjet në Lezhë është përmirësuar.

Uji është tërhequr nga të gjitha zonat ku kishte probleme një ditë më parë, ndërsa niveli i lumit drin, përrenjeve e kanaleve kulluese ka rënë.

Pavarësisht përmiresimit të situatës proçesi mësimor vijon të jetë i pezulluar në shkollat ku kishte probleme, ndërsa 5 familjet e evakuara janë rikthyer në banesat e tyre.

Dëme të shumta në Lezhë, përmbytja lë pasoja

Dëme të shumta në Lezhë, përmbytja lë pasoja

Dëme të shumta në Lezhë, përmbytja lë pasoja