Operacioni i SPAK-ut/ Njihej si kundërshtari i “Rrumit”, kush është Akil Nerjaku, mik i Ramazan Rrajës

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me Akil Nerjakun, i cili u arrestua sot në kuadër të një urdhri të lëshuar nga SPAK.

Nerjaku njihet si kundërshtari i “Rrumit” të Sukthit, Aleksandër Lahos dhe i ka shpëtuar një atentati me snajper në vitin 2022.

Kujtojmë se më 12 shtator të 2022-shit është qëlluar me armë zjarri në Durrës ndaj Benz G-Class, ku ndodhej shënjestra e atentatit, por duke qenë se mjeti ishte i blinduar, Nerjaku i shpëtoi plumbave.

Ky mjet nuk ishte në pronësi të tij, por të shtetasit me inicialet H.K.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë prishja e pazareve të drogës dhe se ngjarja ishte një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Gazetari i "Ora News” na sjell të rejat më të fundit nga ky operacion që ka nisur ditën e djeshme, ku tre persona janë të arrestuar dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve edhe Ramazan Rraja, që është dhe nip i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Rrahman Rraja.