Çako: Situata me përmbytjet nën kontroll, lumenjtë larg pikës kritike, e kemi mirëmenaxhaur
Në një lidhje telefonike me Ora News, kreu i i Agjencisë së Emergjencave Civile Haki Çako u shpreh se situata është nën kontroll lidhur me përmbytjet.
Ai tha situata është drejt normalitetit pasi lumenjtë janë nën pikën kritike dhe pritet një intensitet reshjesh mesatar deri nesër.
Çako: Situata është nën kontroll dhe drejt normalizimit. Reshjet janë të pjesshme dhe në Shkodër në mbyllje të mbledhjet tonë u diskutua me gjithë drejtuesit e institucioneve dhe krerët e bashkive. U diskutua për një mirëorganizim që ka dhënë rezultatet e veta dhe ne shprehëm gatishmërinë për t’i mbështetur me gjithë kapacitetet tona për të përballuar situatën.
Situatë është drejt normalitetit pasi lumenjtë janë nën pikën kritike. Reshjet janë fenomen natyror dhe parashikohet nga ekspertët një intensitet reshjesh mesatar deri nesër dhe kuptohet pas tërheqjes së ujërave do të bëhet edhe vlerësimi i dëmeve atje ku ka. Deri më tani që po flasim menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë në mënyrë më të mirë të mundshme.


