"Urime binjakë!" Balerina e njohur rrëfen mëmësinë: Nuk e di si është të rrisësh një
Balerina dhe koreografja e e njohur, Olta Ahmetaj, ishte e ftuar sot në "Jeto me Orën" në Rtv Ora në një rrëfim midis baletit dhe mëmësisë.
Nënë e binjakëve, ajo ndau emocionet kur e mësoi për herë të parë lajmin.
Ahmetaj: Ka qenë ekoja e parë që mezi po e prisnim, e dija që isha shtatzënë se po tentonim dhe më thotë doktoresha je tre jaëshe dhe do më vish pas 2-3 javëve që të shohim dicka. Por i tha Fabit, hajde pak këtu, çfarë sheh te ekrani? Dy pika i tha. Urime tha, binjakë. Isha super e hutuar, kurse Fabi kishte kohë që më thoshte më bie radha të kem binjakë në familje. Nuk e prisja asnjëherë.Unë vazhdoja thoja: Binjakë! Ai thoshte, ta pata thënë zemër.
Pas këtij momenti ajo thotë se nisi përgatitjet direkt për dy teksa me humor thotë se kur e pyesin si është të rrisësh binjakë ua kthen se nuk di si është të rrisësh një fëmijë.
Ahmetaj: Fillova të mendoja direkt për dy. Sa herë më pyesin si është të rrisësh binjakë u them nuk e di si është të rrisësh një që të bëj krahasimin. I vetmi shqetësim i imi ka qenë nëse do mundja ti ushqeja dot me gji. Kjo ishte për një periudhë të gjatë. Më shkoi gjithçka mbarë, ata janë si drita.
Por a është ajo një nënë autoritare me dy djemtë e saj?
Ahmetaj: Shpesh më thonë gjerman. Kam filluar të toleroj se janë rritur. Në fillim fare kam qenë shumë e rreptë me oraret, rutinat, ushqimi. Më arrinte një pikë ku më thoshte ime më ose vjehrra jepi pak kështu apo ashtu, jo i thoja. I rritët fëmijët tuaj? Po. Më lini të rris të mitë. Ka qenë lajtmotiv për një kohë të gjatë. Duke qenë binjakë, kanë sherre. Kur fillojnë të rrihen u them stop. I flisja dhe dënoja atë që e kishte gabim. Dhe vinte githmonë tjetri: Mos i bërtit vëllait tim! Kurse tani kur ju flas stopon çdo gjë dhe thonë më fal.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

