Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara, në pranga 35-vjeçari

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore në Tiranë, të dyshuara si të kontrabanduara.

Operacioni policor i koduar "Medicines 2" vuri në pranga një 35-vjeçar, i cili i shiste online këto medikamente mjekësore të kontrabanduara.

"U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".  Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën "Irfan Tomini", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale" njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale