Më pak shpend këtë dimër, nis censusi në Pogradec, klima e butë ka ulur numrin e tyre

Në liqenet e Pogradecit këtë janar ka më pak shpendë dimëror. Censusi sapo ka nisur por specialistet thonë se shkak është klima e butë.

Në liqenet e Pogradecit këtë dimër ka më pak shpend migratorë.

Shkak është klima e butë me temperatura jo të zakonta për stinën.

“Censusi po vazhdon, por nga të dhënat e para të grumbulluara. Kjo dhe për shkak të kushteve klimaterike, sep[se numri I shpendëve është i lidhur me kushtet klimaterike. Nëse kemi një dimër të butë, siç është dimri i sivjetshëm, pritet një numër më i ulët. Pra, shpendët vijnë zakonisht nga veriu i Evropës në momentin që atje ka temperatura të acarta ata zbresin në jug. Sivjet presim një numër më të ulët”, tha eksperti.

Dy grupe, në Tushemisht dhe Lin kanë nisur edhe këtë janar censusin e shpendëve.

“Si çdo vit censusi zhvillohet në fillim të janarit. Këtë vit kemi dy grupe numërimi që kanë nisur numërimin nga Tushemishti, dhe një grup nga Lini”.

Specialistët e zonave të mbrojtura thonë se numërimi po kryhet edhe në pjesën e Maqedonisë së Veriut.

“Shpendët që kemi rastisur këtë vit janë shpendët që gjinden çdo vit, dhe nuk është se kemi ndonjë specie të veçantë, por numri është më i ulët”, shprehet eksperti.

Ky është i teti vit që kryhet censusi i shpendëve migratorë në Parkun Kombëtar të Prespës dhe në Liqenin e Pogradecit.

Më pak shpend këtë dimër, nis censusi në Pogradec,