Itali, 76-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në det
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2023, 17:08
Një 76-vjeçare me origjinë shqiptare, është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në ujërat e detit Bari. Sipas medieve lokale ajo banonte në Cassano delle Murge.
Këtë gjë e kanë konstatuar hetuesit pasi kanë nxjerrë trupin e gruas, me rekomandimin e disa kalimtarëve që e kanë parë dhe filmuar pranë Largo Guanellës.
Karabinierët dhe roja bregdetare kanë nxjerrë trupin e pajetë dhe me indikacione të organeve të drejtësisë po kryejnë hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një gjest vullnetar, aksident apo sëmundje.
Gruaja quhej Quela Rukje dhe jetonte në Cassano me një mbesë e cila kishte raportuar mungesën e saj në stacionin e Karabinierëve dje në mëngjes.
