Tragjike, 3-vjeçarja vdes pasi u bllokua brenda lavatriçes
Autoritetet e Parisit kanë nisur një hetim pas vdekjes së një vajze tre vjeçare që u gjet në lavatriçen e banesës së familjes së saj, thanë prokurorët.
Një hetim për shkakun e vdekjes filloi të premten pasi fëmija u zbulua në verilindje të Parisit të enjten mbrëma, tha zyra e prokurorit të kryeqytetit. Një njësi speciale për mbrojtjen e të miturve po drejton hetimin.
Zyra e prokurorit nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, apo ka konfirmuar një raport në gazetën e përditshme Le Parisien se ajo u gjet e gjallë në lavatriçe nga babai i saj dhe një anëtar tjetër i familjes dhe vdiq në kujdesin urgjent një orë më vonë.
Vajza sapo kishte mbushur tre vjeç më pak se një javë më parë, sipas publikimit. Zbulimi u bë rreth orës 22:30 në banesën e vendosur në Paris (XX). Fëmija ishte tashmë në gjendje kritike kur u shpëtua, raporton Le Parisien.
Ajo u deklarua e vdekur pak pas orës 23:30.
Autopsia ende nuk është bërë. Sipas deklaratave të babait, 48 vjeç, dera e lavatriçes është mbyllur kur familjarët e kanë gjetur atë.
Pasi u kthye nga puna, babai kishte darkuar me gruan e tij 37-vjeçare dhe një nga fëmijët e tyre.
Në fund të vaktit, prindërit u shqetësuan për mungesën e vajzës, raporton Le Parisien.
Më pas e gjithë familja u nis për ta kërkuar, në banesë dhe jashtë, dhe u kërkua ndihmë fqinjëve.
Pasi gjetën vajzën, babai menjëherë thirri shërbimet e urgjencës për ndihmë mjekësore, shtoi botimi.