Ndihmat me tanke, Zelensky: Polonia të shërbejë si shembull për vendet e tjera. Edhe Finlanda gati të dërgojë "Leopard 2" për Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpresë se më shumë aleatë do të pranojnë të dërgojnë tanke në vendin e tij.

Polonia ka deklaruar se planifikon të dërgojë tanket e saj Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, nëse Berlini pranon të mos bllokojë lëvizjen.

Lituania ka thënë gjithashtu se do të furnizojë armë dhe municione kundërajrore në grupin e saj të fundit të mbështetjes.

Ndihmat me tanke, Zelensky: Polonia të shërbejë si shembull

“Polonia dhe Lituania mund të fillojnë në mënyrë strategjike hapa në lidhje me marrjen e tankeve për Ukrainën,” i tha Volodymyr Zelenskyy transmetuesit shtetëror polak TVP Info.

“Dikush duhet të japë gjithmonë një shembull… ky hap mund të na ndihmojë që vendet e tjera të ndjekin gjurmët e Polonisë dhe Lituanisë.”

Këto do të jenë tanket e para perëndimore që do të dërgohen në Ukrainë dhe do të shënojnë një hap të rëndësishëm në mbështetje.

Pas Polonisë, edhe Finlanda ka sinjalizuar një gatishmëri të kujdesshme për të ofruar tanke Leopard 2 në Ukrainë, ndërsa qeveritë në Evropë thonë se do të ofrojnë tanke më të rënda luftarake.

Nëse do të krijohej një projekt i përbashkët ndihme evropiane për Ukrainën në këtë drejtim, atëherë do të duhej një kontribut nga Finlanda, tha presidenti finlandez Sauli Niinistö për agjencinë e lajmeve STT.

Ai tha se Finlanda është në një pozicion të veçantë, pasi nuk është ende anëtare e NATO -s dhe kufizohet drejtpërdrejt me Rusinë .

Nëse tanket do t’i dorëzoheshin Ukrainës, kontributi i Finlandës nuk mund të ishte veçanërisht i madh.

Finlanda ka më shumë se 200 nga tanket Leopard 2 që janë prodhuar në Gjermani, thuhet në raport. Gjermania do të duhej të jepte miratimin e saj nëse Finlanda do t’i jepte disa prej tyre Ukrainës.