Rihapet pas 20 vitesh rezidenca e Pompeit, shtëpia muze, e mbushur me afreske erotike

Rezidenca e Pompeit, e mbuluar me afreske erotike, e cila ka qenë e mbyllur për publikun për 20 vjet, është rihapur pasi i është nënshtruar një restaurimi. E konsideruar shtëpia muze e botës romake, ajo u ndërtua në shekullin e dytë para Krishtit.

Rezidenca e Pompeit, e mbuluar me afreske erotike, e cila ka qenë e mbyllur për publikun për 20 vjet, është rihapur pasi i është nënshtruar një restaurimi.

Shtëpia historike e vendosur rreth 16 milje në jug të Napolit, mendohet se i përkiste dy burrave të çliruar nga skllavëria, Aulus Vettius Conviva dhe Aulus Vettius Restitutus, të cilët e mbushën me afreske dhe u pasuruan duke shitur verë.

Fillimisht e ndërtuar në shekullin e dytë para Krishtit, shtëpia  së bashku me pjesën më të madhe të Pompeit, u varros dhe u ruajt nga hiri nga shpërthimi i malit Vezuvius në 79 pas Krishtit. Ajo u zbulua pas gërmimevemidis 1894 dhe 1896.

I mbyllur për dy dekadat e fundit, projekt i restaurimit nisi në vitin 2016. Ekspertë, përfshirë arkeologë, arkitektë, restaurues, inxhinierë dhe peizazhistë morën pjesë në punimet për rindëritmin në sitin kompleks arkitekturor.

Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, tha:

"Rezidenca është historia e botës romake e mbyllur në një shtëpi, ose thënë ndryshe "shtëpia muze" e botës romake: ne gjejmë afreske dhe skulptura mitologjike në bronzi dhe mermeri, me cilësi të jashtëzakonshme artistike, të cilat flasin për marrëdhënien komplekse midis modeleve greke dhe ripunimeve romake, por edhe për jetën ekonomike dhe sociale të qytetit”

Kompleks ishte gjithashtu restaurimi i kopshtit me kolonadë, me sistemin e tij të përpunuar të tubacioneve të ujit dhe shatërvanëve të vegjël.

Rihapet pas 20 vitesh rezidenca e Pompeit, shtëpia muze, e mbushur me Rihapet pas 20 vitesh rezidenca e Pompeit, shtëpia muze, e mbushur me