VIDEO/ E gjuajti me gurë teksa ishte me fëmijët në varkë, gruaja i bie me lopatë në ballë 12-vjeçarit

Një grua ka lënë një 12-vjeçar të plagosur pasi e goditi në ballë me një lopatë varke pasi fëmijët hodhën gurë teksa ajo ishte në varkë më fëmijët e saj.
Fay Johnson, 32 vjeçe, pranoi një akuzë për sulm duke shkaktuar lëndime trupore ndaj Antwon Forrest, i cili u sulmua nga nëna në Conham River Park në Bristol.
Gjykata e Bristol Croën tha se Antwon ishte pjesë e një grupi deri në 30 fëmijë në park, ndërsa Johnson po hipte në varkë me tre fëmijë.
Disa nga fëmijët po hidhnin topa balte dhe gurë mbi ata që kalonin në lumë, me këto varka.
Nëna u shkoi fëmijëve e nevrikosur pasi ata gjuajtën drejt varkës së saj.
“Një dëshmitar i pa ata të shtynin njëri-tjetrin, pas së cilës e pandehura përdori lopatën për të goditur djalin. Kjo i shkaktoi një prerje në ballë.
Ajo e kishte humbur qartë, ajo ishte shumë, shumë e zemëruar në atë kohë" tha një dëshmitar.
Duke përfaqësuar Johnson, i cili qau gjatë gjithë seancës, Emma Martin e përshkroi klientin e saj si "të turpëruar, të dëshpëruar në siklet dhe të penduar"
Zonja Martin tha se 'instinkti mbrojtës i nënës i Johnson u derdh në zemërim' pasi vajza e saj u godit nga një nga gurët që u hodhën nga disa prej fëmijëve.