VIDEO/ Luanesha "afeksionohet" pas djalit të vogël

Një luaneshë u përpoq të ngulte dhëmbët e saj të mprehtë në një vogëlush të ulur pranë saj në anën tjetër të xhamit në një kopsht zoologjik në Kinë.

Videoja, e realizuar në kopshtin zoologjik Shenyang në provincën Liaoning, Kinë, tregon të voglin të ulur me shpinë ndaj një çifti luanësh të rritur.

Në sfond, luanesha duket mjaft e "afeksionuar" pas tij duke u përpjekur të depërtojë përmes xhamit.

Papritur, ajo ngre putrat e saj, me madhësi sa koka e vogëlushit, në përpjekje për ta rrëmbyer.

Macja më pas nxjerr dhëmbët dhe hap nofullën sa më gjerë që të jetë e mundur, duke shpresuar që të kafshojë djalin.

Gjatë gjithë kohës, i vogli qëndron përballë pa vetëdije për përpjekjen e luaneshës për ta ngrënë.

Në mënyrë të mrekullueshme, luanesha më pas duket se e sheh djalin si mik dhe jo si pre dhe fillon të lëpijë xhamin ku ai kishte vënë dorën.

VIDEO/ Luanesha "afeksionohet" pas djalit të vogël VIDEO/ Luanesha "afeksionohet" pas djalit të vogël