Duart në ujë të vluar, shkulje thonjsh e elektroshok, ukrainasja tregon çfarë ndodhte në kampin rus të torturave

Shkalla e torturave të supozuara dhe ndalimeve të paligjshme të kryera nga forcat ruse në rajonin ukrainas të Khersonit është shfaqur, pasi hetuesit e krimeve të luftës të Kievit thonë se më shumë se një mijë qytetarë u rrëmbyen gjatë pushtimit nga Moska.

Një banore i përshkroi prokurorëve se i kishin futur duart me forcë në ujë të vluar, thonjtë e saj ia kishin  tërhequr dhe e kishin goditur në fytyrë derisa nuk njihej.

Metodat e tjera të torturës nga ushtarët rus kanë përfshirë goditje elektrike në organet gjenitale dhe pjesë të tjera të trupit, rrahje dhe forma të ndryshme mbytjeje, sipas të dhënave të mbledhura nga forcat e rendit.

Të burgosurit u mbajtën gjithashtu në qeli të mbipopulluara pa kanalizime ose ushqim ose ujë të mjaftueshëm për periudha deri në dy muaj, thanë disa nga njerëzit. Fotot nga brenda këtyre qelive dhe dhomave të torturës u shfaqën për të konfirmuar këto rrëfime.

Dhjetëra viktima të këtyre torturave kanë folur me anëtarët e zbatimit të ligjit ukrainas dhe prokurorët ndërkombëtarë që ndihmojnë Ukrainën.

Oksana Minenko, një llogaritare 44-vjeçare që jeton në qytetin ukrainas të Khersonit, tha se ajo ishte arrestuar dhe torturuar vazhdimisht nga forcat pushtuese ruse.

Burri i saj, një ushtar ukrainas, vdiq duke mbrojtur urën Antonivskyi të Khersonit në ditën e parë të luftës në shkallë të gjerë, tha ajo.

Gjatë disa marrjeve në pyetje në pranverë, forcat ruse i zhytën duart në ujë të valë, i shkulën thonjtë dhe e rrahën në fytyrë me kondakët e pushkëve aq keq sa kishte nevojë për operacione plastike, sipas Minenko.

"Një dhimbje u shndërrua në një tjetër," tha Minenko, duke folur ndërsa ishte në një qendër të improvizuar ndihme humanitare në fillim të dhjetorit me shenja të dukshme rreth syve të saj nga ajo që ajo tha se ishte një operacion për të riparuar dëmin.

"Unë isha një kufomë e gjallë."

Duart në ujë të vluar, shkulje thonjsh e elektroshok, ukrainasja Duart në ujë të vluar, shkulje thonjsh e elektroshok, ukrainasja