Soledari në qendër të betejës ruse dhe rezistencës ukrainase, Zelensky: Po u shkaktojmë humbje të rënda rusëve

Rusia pretendon se është afër kontrollit total të qytetit Soledar, një qytet strategjik në Ukrainën lindore.

Nga ana tjetër Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes shprehet se forcat ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbjeve të mëdha forcave ruse.

"Forcat tona ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbje të konsiderueshme trupave ruse".

Të ardhurat e buxhetit të shtetit të Rusisë nga taksat e naftës ranë në 511.7 miliardë rubla (7.6 miliardë dollarë) në dhjetor, më e ulëta që nga marsi 2021, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pas embargove dhe rënies së çmimeve të naftës.

Ndërsa shitjet e makinave ranë me 58.8% nën ndikimin e sanksioneve perëndimore.