Zelensky: Ndihma ushtarake e Polonisë dhe Lituanisë, shembull për vendet e tjera
Ndihma ushtarake e Polonisë dhe Lituanisë për Ukrainën mund të jetë një "shembull" për vendet e tjera, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në deklaratat e tij në televizionin publik polak (TVP), Zelensky e përshkroi blerjen e tankeve Leopard nga Polonia si "të rëndësisë strategjike", duke nënvizuar se "dikush duhet të udhëheqë gjithmonë me shembull" dhe duke shprehur shpresën se "vendet e tjera mund të ndjekin hapat e Polonisë dhe Lituanisë”.
Të mërkurën, presidenti i Ukrainës priti në Lviv homologët e tij nga Polonia e Lituania, Andrzej Duda dhe Gitanas Nauseda.
Presidenti polak informoi Zelenskyn mbi vendimin e Varshavës për të dorëzuar tanke Leopard në Ukrainë, ndërsa homologu i tij lituanez njoftoi se Vilnius do të forconte ushtrinë ukrainase me sisteme të armëve kundërajrore.

