Turqia thërret ambasadorin suedez për imazhin e Erdoganit
Turqia ka thirrur ambasadorin suedez pasi një grup kurd varën një figurë të presidentit turk në Stokholm, gjw që ka ndezur tensionet midis dy vendeve lidhur me ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n.
Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, tha se qeveria e tij u distancua fuqishëm nga "kërcënimet dhe urrejtja kundër përfaqësuesve politikë". Pa përmendur ndonjë vend specifik, ai shtoi: "Të portretizosh një president të zgjedhur nga populli si të ekzekutuar jashtë Bashkisë është e neveritshme".
Fjalët e tij bënë pak për të qetësuar zemërimin në Turqi, e cila thirri ambasadorin e Suedisë në Ankara për të shprehur zemërimin e saj. “Pritja jonë – që autorët e incidentit duhet të identifikohen, proceset e nevojshme të kryhen dhe Suedia të mbajë premtimet e saj – u theksua”, tha një burim turk për Reuters.
Marifeti u organizua nga një grup kurd, Komiteti Rojava i Suedisë, i cili e krahasoi Recep Tayyip Erdoğan me diktatorin fashist të Italisë Benito Musolini, i cili u var me kokë poshtë pas ekzekutimit të tij në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Në një vendim historik në maj, Suedia dhe Finlanda njoftuan se dëshironin të bashkoheshin me aleancën ushtarake të NATO-s , në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
