Brazil, presidenti Lula: Shumë ushtarë ju bashkuan sulmuesve të ndërtesave qeveritare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2023, 19:33
Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, tha se shumë ushtarë po “bashkohen” me mbështetësit radikalë të Jair Bolsonaro, të cilët sulmuan ndërtesat e pushtetit në Brasilia të dielën.
Më pas Lula sulmoi ish-liderin e djathtë, të cilin e mposhti ngushtë në balotazhin e 30 tetorit, duke e quajtur “një njeri të çekuilibruar që pasi humbi zgjedhjet u mbyll në shtëpi” dhe pushoi së qeverisuri.
"Kjo është hera e parë në historinë e Brazilit që një president i zgjedhur fillon të qeverisë përpara se të marrë detyrën," shtoi ai.

