Doris Koka midis muzikës dhe arkitekturës
Doris Koka ka studiuar për arkitekturë si dhe merret me muzikë.
Në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ajo tregoi se si lindi pasioni për muzikën.
Doris Koka: Është shumë emocionuese lançimi i një albumi. Erdhi shumë natyrshëm. Fillova një meditim dhe papritur pas nëj vit praktik fillova të marr dhe mësime piano. Tashmë kjo rrugë është një rrugë 7 vjeçare. Ndihem dhe e përmbushur dhe ndjej sfidë akoma. Kur njohim veten më mirë jemi më empatik. Të gjithë kemi një thirrje. Një shoqe më mori prej flokësh më tha duhet të këndosh live nuk mudn ti këndosh këto këngë vetëm në shtëpi.
Ajo thotë se ka ndryshuar dhe qasjen ndaj jetës.
Doris Koka: Kam filluar jetoj më shumë për një ditë, jetoj ditën, shijoj ditën. Nuk duhet të ngurtësohesh nga planet të pret dhe krijimtarinë.
Dorisa foli dhe për sfidat që ka kaluar.
"Kam kaluar shumë sfida, emigrimin në Greqi që ishte i lidhur me diskriminimin nga grekët", tha ajo.
"Për momentin jam e fokusuar komplet te muzika. Duhet të fokusohesh dhe të kesh një vizion kur bëhet fjalë për arkitekturën.", tregoi ajo.
