"Një herë vodhi dërrasën, një herë mori 4 në biologji" , këto janë mësimet që i dha nëna Sazan Gurit

Profesori, njëkohësish eksperti i mjedisit, Sazan Guri në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora  ndau momente që kanë lënë gjurmë në jetën e tij.

Protagonist është nëna e tij por jo vetëm.

Sazan Guri: Fëmijëria ime është e mbushur me ngjarje. Dy gjëra mbaj mend njëra kur ndërtoja shtëpinë në Berat në klasë të gjashtë kemi vjedhur një dërrasë me vëllain. Shtëpia është në majë të lagjes, kur e çuam në shtëpi pyeti nëna ku e gjetëm dërrasën. Më tha coje dërrasën shpejt, ky është leksioni i parë i nënës. Kur nëna më përcillte më porosiste duaj vendin.  Mora 4 në biologji në gjimnaz dhe nëna më ka rrahur, gjithmonë më kujtohet. Kur i them nuses si mund të ankohesh kur nëna nuk thoshte gjithmonë nuk ka. Nuk kam gënjyer kurrë nuk kam mashtruar kurrë. Më tha ministri Klosi hajde o kritizer i qeverisë, unë i thash, një sugjerues. I bëra shpjegimin që nëse zotëria juaj shikon 60 gradë të bëj të shohësh 180 gradë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.