Sëmundje e trashëguar nga babai i ndjerë? Gazetarja: Luizi po bënte analiza para se të futej në BBV
"Sëmundja" e Luiz Ejllit është kthyer kohët e fundit në temën më të diskutuar duke marrë vëmendjen e mbarë publikut.
Pas përgjigjes së analizave ku ai doli i shëndetshëm tashmë ndjekësit janë ndaë në dy kahe ku disa bësojnë se ai është i sëmurë dhe produksioni është përpjekur ta fshehi dhe të tjerë mendojnë se e gjithë kjo ishte një gënjeshtër dhe pjesë e strategjisë së tij.
Të ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, gazetarja Denada Lura u shpreh se e besonte faktin se Luizi ishte i sëmurë, pasi është përfolur se ka një sëmundje të trashëguar nga babai i tij i ndjerë, të cilën e ka dhe halla e tij e cila është në gjendje të rëndë.
"Unë besoj se ai është i sëmurë. Ai nuk ka thënë kurrë që ka një tumor, siç po përflitet apo siç e tha produksioni. Ai ka thënë se ka një sëmundje të rrallë, kanë thënë se e ka patur dhe babai i tij i ndjerë e që mund ta ketë dhe halla e tij që ishte në gjendje shumë të rëndë.
Madje kam dëgjuar se Luizi kur kanë dalë emrat sek kush do të futet në BBV ka qenë i sëmurë dhe ka qenë në proces analizash.
Shumë personazhe të njohur e kanë marrë vesh që ai ishte i sëmurë dhe po thonin se si do të futet ai në BBV duke qenë se bëjnë një sërë analizash për të hyrë aty. Megjithatë ato analiza që bëhen aty nuk janë të duhurat për të nxjerrë nëj sëmundje të rrallë siç mund të jetë ajo e Luizit," tha gazetarja Denada Lura.

