"Nuk më është mërzitur gruaja", Sazan Guri tregon sekretin
Profesori, njëkohësish eksperti i mjedisit, Sazan Guri në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora tregoi se si është njohur me bashkëshorten e tij.
Ai tregoi se cilat ishin karakteristikat që e bënë të binte në dashuri me të si dhe arsyet që bëjnë që dhe pse jetojnë dhe punojnë bashkë nuk i mërziten njëri-tjetrit asnjëherë.
Sazan Guri: Unë nuk bëj dot gjë pa gruan aq më tepër që jam dhe në një punë me të. Më thonë a nuk të mërzitet gruaja? Varja i them, unë po e pate në mendje që nuk të do edhe të mërzitet. Nuk më është mërzitur kurrë. Kam 20 vite bashkë në një zyrë kështu kemi 40. Kisha mendimin që inxhinjeret nuk janë simpatike, kjo ishte shumë e bukur. Ishte e praruar si Sofie Lorena. Që në takimin e parë sa zbriti nga makina e naftëtarëve thash "Këtë do ta kap unë, është imja". E qeshura dhe syri dhe urtësia në biseda më kanë bërë për vete. Dhe sot ëshët shumë e qeshur dhe pse punojmë shumë fare.
Por cili është ekreti i dashurisë së tyre dhe që i ka rezistuar kohës?
Sazan Guri: Gruaja gatuan mirë, Të gjitha ndikojnë nga pak. Mendimi përgatit stomakun. Të gjitha ndikojnë por ndikon dhe ajo tjetra. E thash, akoma nuk kemi ndjerë ndryshimet edhe të ndikon. Më thonë shumë njerëz që ke thënë se je i fortë. Po i fortë jam. Pse? Ndoshta se jam vegjetarjan, ndoshta se e dua, pra e vërteta është se nuk kemi ndryshime. Dhe them bobo kur të vijë ndryshimi që të vjen prostata. Nga dëshira e mirë hyn mendja në punë. Të gjitha ndikojnë në një marrëdhënie të gjatë të qënxddrueshme. Si në '85 si në 86 nuk ka ndryshuar asgjë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
