Qytetet më të mira për të jetuar beqaret
Një sondazh i ri ka zbuluar qytetet më të mira për të jetuar beqarët, bazuar në faktorë të tillë si kostoja e një takimi, çmimi i qirasë dhe shpejtësia e internetit në zonë.
Kur je i ri dhe i lirë, të udhëtosh nëpër botë është një nga aventurat më emocionuese që mund të nisësh. Por cilat janë qytetet më të mira për të jetuar dhe punuar si i ri dhe beqar?
Një sondazh i ri nga Compare the Market Australia zbulon destinacionet më të mira, duke analizuar, ndër të tjera, koston e takimeve sipas qytetit, vendet e punës në dispozicion dhe çmimet e qirave në mbarë botën.
Në mënyrë të veçantë, hulumtimi i ri shqyrtoi shtatë faktorë specifikë dhe renditi 50 qytetet më të mira në botë, nga më i larti tek më i ulëti, bazuar në rezultatin e tyre të përgjithshëm.
Faktorët e përdorur janë si më poshtë:
Kostoja e një takimi
Kostoja totale e 2 biletave të filmit, 1 shishe verë, një udhëtim me taksi 5 km dhe një vakt me tre pjata për dy në një restorant me çmim mesatar, për çdo qytet.
Kostoja e një birre
Kostoja e 1 birre ne restorant, per cdo qytet.
Numri i restoranteve/bareve
Numri i restoranteve/bareve të listuara në TripAdvisor, për çdo qytet
Numri i atraksioneve/gjërave që mund të bëni
Numri i atraksioneve/gjërave të listuara në TripAdvisor, për çdo qytet.
Shkalla e papunësisë
Shkalla e papunësisë së vendit në të cilin ndodhet çdo qytet.
Shpejtësia e internetit
Çmimet e qirave
Qiraja mesatare në muaj, për një apartament në çdo qytet.
Qytetet më të mira për të jetuar si beqar

