Dy gratë e sapomartuara gjenden të vdekura në një ujëvarë

Një çift grash të martuara janë gjetur të vdekura në një ujëvarë.

Rachael dhe Helen Patching, 33 dhe 52 vjeç, do të mbahen mend për "të qeshurat e tyre të pafundme" dhe ishin një "meritë për veten dhe shoqërinë", shtuan familjet e tyre.

Çifti, nga Kenti, u nxorrën nga ujërat e akullta në Four Waterfalls Walk në Brecon Beacons javën e kaluar. Ata kishin qenë duke ecur gjatë pushimeve për Vitin e Ri.

Dy trupa u gjetën pas një kërkimi pesë-ditor. Policia po punon ende për zbardhjen e mënyrës sesi ata kanë hyrë në ujë.

Familjet e tyre thanë: "Ne jemi të shkatërruar që kemi pësuar një humbje kaq të pamatshme pas lajmit për vdekjen e Rachael dhe Helen në vetëm 33 dhe 52 vjeç."

Trupi i njërës prej grave u gjet disa orë pasi ato hynë në ujë të mërkurën e kaluar dhe tjetra u gjet të shtunën.