"Bëhej nami! Të gjithë thonin ku është Sazan Guri", rrëfimi i ambientalistit në 'Jeto me Orën'
Profesori, njëkohësish eksperti i mjedisit, Sazan Guri në një intervistë në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli rreth punës së tij dhe të qenit një zë i rëndësishëm i shoqerisë civile.
Ai thotë se "E shijoj jetën luftë-përpjekje" dhe kujton që gjithmonë ka zgjedhur të marrë shumë detyra përsipër.
Sazan Guri: Djersën ma marrin gjakun sma marrin dot. E shijoj jetën luftë-përpjekje. Mua ka shumë njerëz që më njohin si protestues megjithëse kam më shumë vlera në didaktikën pedagogjike. Ka shumë raste që më dinë vetëm për protestues, unë ndihem një qytetar i përgjegjshëm. Po të mungoja unë një orë dy orë në institutin e naftës bëhej nami. Kur mungonin të tjerë një ditë dy ditë nuk thonin gjë. Të gjithë thonin ku është Sazan Guri bëhej nami. Kam qenë i kërkueshëm. I bie të jetë që me të vërtetë kam qenë dhe kam lëvizur në drejtimin që merrja shumë detyra përsipër.
Guri tregoi dhe fillesat e tij si një zë i rëndësishëm i shoqerisë civile që daton në "Në vitin 2002 pasi u kthyem nga specializimi"."
Për të nuk ka të ndalur kur bëhet fjalë për të drejtat e vendit. Thotë se zërat stepës kanë qenë të shumtë.
Sazan Guri: I them një personi vip nuk mbaj mend të më kesh thënë një herë vazhdo. Pse thua ndalo mos e bëj. Unë nuk jam për çfarë bëj por për çfarë përballoj. Fatkeqësisht më shumë ka pasur zëra stepës. Kam nxjerr një shprehje që kur vete në konferenca nuk gjej grek që të jenë antigrek por shqiptar që të jenë joshqiptar i gje. Kemi qenë shumë herë më mirë se sot në pikëpamjen e dinjitetit kombëtar. Kam 15 vjet që merrem me gjuhësi.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.