"Sëmundja" e Luiz Ejllit, ish-banori i BB: Dyshohet se ka lindur me një problem në bronke
Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në personazhin më të diskutuar kohët e fundit pas deklaratës së bërë se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe përgjigjes më pas të analizave ku ai doli i shëndetshëm.
I ftuar në "Ditë e Re" në RTV Ora ish-banori i BB dhe sipërmarrësi Ilir Beqiri u shpreh se Luizi mund të mos jetë sëmurë, pavarësisht se është folur për një problem të lindur në bronke.
"Unë shpresoj që ai të jetë me shëndet por besoj se nuk është i sëmurë.
Në momentin që ne do të marrim vesh se çfarë është kjo sëmundje e rrallë, sepse jo çdo sëmundje e rrallë të rrezikon jetën.
Me atë që unë mora vesh është se Luizi kishte një problem në bronke, jo problem gjaku, që thonte se nëse lind me këtë problem, siç presupozohet se ka lindur Luizi mund të të sjellë cënim të jetës.
Nëse ti e merr si sëmundje atëherë është tërësisht e kurueshme dhe nuk ka problem. Në momentin që ne e vërtetojmë se çfarë sëmundje ka Luizi atëherë ne mund të përcaktojmë nëse ai e ka bërë për show apo realisht është ndjerë i cënuar," tha ai.
