Çifti i propozojnë njëri-tjetrit në të njëjtën kohë për martesë
Është nga ato ngjarje të rralla. Një çift i propozoi njëri-tjetrit në të njëjtën kohë për martesë, me unazat që i kishin përgatitur më parë dhe sipas tyre kjo konfirmon se ata janë "shpirta binjakë".
Bee Nichols dhe James Kavanagh ishin në shkollën fillore së bashku pranë Hemel Hempstead, Hertfordshire, dhe u takuan përsëri rastësisht gjatë bllokimit për Covid.
Ndërsa ishin me pushime, zonjusha Nichols u ul në një gju, duke mos e kuptuar që James po planifikonte të bënte të njëjtën gjë atë ditë.
Propozimi i tyre i dyfishtë tani është parë miliona herë në Twitter, për të cilin zonjusha Nichols tha se ishte "e mahnitshme".

“Unë definitivisht nuk jam personi që beson te shpirtat binjakë, por pas kësaj eksperience me James, ka kaq shumë rastësi, mendoj se duhet”, tha ajo.
Nichols, një shkencëtare 29-vjeçare e bimëve që tani jeton në Norëich, nuk e kishte parë Jamesin prej vitesh kur u kthye në fshatin e saj të lindjes për të jetuar me prindërit e saj në vitin 2020.
Studenti i doktoraturës James, ishte kthyer gjithashtu në shtëpinë e familjes dhe e kishte takuar sërish nusen e tij në një klub vrapimi gjatë lehtësimit të kufizimeve të bllokimit.