Nëna vrau foshnjën, Tafa: Janë shumë element që duhen zbardhur dhe ngrenë pikëpyetje
Në 5 janar një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik në vend.
Një 32 vjeçare hodhi në lumë foshnjën e saj e cila kishte ardhur një jetë një javë më parë.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur psikologu klinik, Eduart Tafa në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora.
Tafa thotë se është një ngjarje e rëndë e cila mund të lidhet me disa elementë.
Psikologu thotë se beson se “ka një material më të gjerë” dhe se “Janë shumë element që duhen zbardhur dhe ngrenë pikëpyetje”.
Eduart Tafa: Është një ngjarje shumë e rëndë. Në momenti që është shtruar ka shfaqur gjendje emocionale të ndryshme, deri në momentin e fundit nuk ka qenë e bindur se si do të vepronte. Nuk ka pasur një shtëpi. Ka shkuar e vetme në spital në një moment që ne të gjithë e konsiderojmë si të veçantë ardhja e një fëmije në jetë. Nuk ka pasur një emër të atësisë dhe ne nuk e dimë pse nuk është dhënë një emër. Kjo ngre pikëpyetje nuk e dimë nëse shtatëzania e saj është abuzim apo ajo është braktisur. Element tjetër kemi që deri në momentet e fundit nuk ka ditur si të veprojë. Fakti që ka migruar nga një qytet në një tjetër ka pikëpyetje. Nuk dihen arsyet pse ka lëvizur. Besoj se ka një material më të gjerë. Sipas kodit etik e deontologjisë kartela klinike e saj duhet të jetë kofidenciale. Janë shumë element që duhen zbardhur dhe ngrenë pikëpyetje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
