“Surpriza e çmendur në dasmë” Kërcimtari tregon si arriti të realizojë ëndërrat e tij
Kërcimtari Niko Spiro në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth pasionit të tij për kërcimin si dhe ndau disa histori që i kanë mbetur në mendje.
“Shumë punë, shumë ngarkesë, shumë përkushtim”, shprehte Spiro teksa flet për rrugën drejt suksesit dhe gjërave që ka pëlqyer të bëjë dhe të investohet.
Niko Spiro: Kam qenë një fëmijë shumë i lëvizshëm. Kur u ktheva në 2003 në Shqipëri nuk kishte hip hop u futa në dance. Kam kaluar një fëmijëri shumë të bukur dhe ju sugjeroj prindërve ti angazhojnë fëmijët me aktivitete se është shumë e shëndetshme. Shumë punë, shumë ngarkesë, shumë përkushtim.
Ai ka qenë dhe protagonist i disa reklamave.
“Isha imazhi i Amita i shumë lloj reklamash. Kompanitë që donin të bënin reklama thonin na sill Nikon dhe mbaronin punë shpejt. Që i vogël i thoja babit që do të bëhem i famshëm, do të kem palestrën time. Dhe ja kam arritur.”
Ai zhvillon kurse kërcimi dhe tregon se “Të gjithë fermat që vijnë dhe sjellin bashkëshortët e tyre i sjellin me zor”.
“Të gjithë fermat që vijnë dhe sjellin bashkëshortët e tyre i sjellin me zor. Ditët e para janë gjithë nerva, por Nxënësit më të mirë janë meshkujt se janë më matematik më mekanik. Femrat duhet të lëvizin gjatë gjithë kohës. Por është kthyer në një trend dhe është mjaft i nevojshëm.”
Ai ndau dhe një nga aktivitetet më të bukura që i kanë mbetur në mendje.
“Ndjesia më e bukur ka qenë në një azil pleqsh dhe energjia dhe kënaqësia që të falte ishte mahnitëse. Është mosha e vetme që nuk harxhojmë kohë por ka nevojë për kohë. Mundohuni ti falni sa më shumë dashuri pasi kanë nevojë për dashuri.”
Sa i pëket një nga organizimet që i ka mbetur në mendje ai rrëfeu si më poshtë:
“Kam bërë një dasmë para shumë vitesh. Tha kam dasmë, bëj ç’të duash, mendo gjënë më të çmendur. E marr në tel dhe me tha bëj ç’të duash. Filloi dasma, futem unë në vend të çiftit vetëm i veshur me të zeza serioz dhe pa më qeshur buza po i shihja serioz. Njerëzit po mendonin çdo ndodh, 20 vajza bëjnë koreografinë dhe pastaj vjen nusja me dhëndrin. Dhe dhëndri në një moment më thotë shiko se si kërcej dhe fillon kërcen.”
Ambicia dhe puna e tij vijon për suksese të reja vijon.
“Një nga ëndërrat e mia është krijimi i një akademie të mirëfilltë kërcimi”, tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
