Krimet e luftës në Kosovë në vëmendje të ndërkombëtarëve, por asnjë serb i dënuar
Gjenocidi i kryer ndaj shqiptarëve dhe përdhunimet në kohë të luftës kanë pasur vëmendjen e gjyqësorit ndërkombëtar, por pa rezultate të kënaqshme për kosovarët.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës thotë se asnjë shtetas serb nuk është dënuar gjatë vitit 2022 për dhunë seksuale, ndërkohë që numërohen mijëra viktima në Kosovë.
“Deri më tani vetëm një rast fatkeqësisht ka arritur të kalojë në kanalet e drejtësisë dhe tani më ky rast është i njohur për publikun kosovarë. Pra, është rasti i Zoran Vukotiqit, ku rasti është kthyer në rigjykim fatkeqësisht, mirëpo edhe një herë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rikonfirmuar dënimin, me dhjetë vjet burg. Vendim ky, për neve nuk është i kënaqshëm, as për personin në fjalë që ka dëshmuar për këtë krim dhe e ka përjetuar këtë krim. Megjithatë, fakti që ka rikonfirmuar është një lloj shprese edhe për mbijetuarit e tjerë që mund të vihet drejtësia në vend.”
Rreth 1900 burra e gra kanë deponuar historinë e tyre të dhimbshme pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
Të mbijetuarit sipas institucioneve po marrin mbështetjen e duhur nga shteti, teksa numri total i viktimave seksuale mendoihet të jetë mbi 20 mijë.
