I dyshuari për plagosjen në Shtërpcë u vetëdorëzua, çfarë tha për median para arrestimit

Anëtari i FSK-së A.Kurtaj, i dyshuar për sulmin ndaj dy djemve serbë, ka kontaktuar me median në Kosovë pak para arrestimit,  ku ka deklaruar është i pafajshëm lidhur me plagosjen e dyfishtë për të cilën po akuzohet.

Indeksonline e kontaktoi vetëm pak minuta para se të dorëzohej në polici. 

I dyshuari e kishte parkuar veturën dhe e priti patrullën e policisë në Prevallë, rreth 20 kilometra larg vendit ku ndodhën të shtënat.

I dyshuari për plagosjen në Shtërpcë u

"Sapo arritën" - u tha ai gazetarëve kur mbërriti policia.

Ndërkohë serbët vendas prej disa orësh kanë bllokuar rrugët lokale afër Shtërpcës për shkak të plagosjes së dy djemve serbë.

Komunikata e Policisë për arrestimin

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar. I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.