Pranga ushtarit kosovar, anëtari i FSK-së dyshohet se plagosi të rinjtë serbë në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një ushtar, i cili ndërsa ishte jashtë shërbimit dyshohet se ka qëlluar dhe plagosur dy të rinj serbë pranë vendpushimit të skijimit në Shtërpcë, një rast që mund të ndezë tensione të reja në rajon.

I dyshuari është një 33-vjeçar, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Policia tha se të plagosurit e moshës 11 dhe 21 vjeç, u dërguan në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. 

Pranga ushtarit kosovar, anëtari i FSK-së dyshohet se plagosi tëPranga ushtarit kosovar, anëtari i FSK-së dyshohet se plagosi të

Dy kushërinjtë u plagosën kur sulmuesi hapi zjarr nga brenda një makine, e cila më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Jam informuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një incident në Sterpcë”, tha ministri i Mbrojtjes Armed Mehaj, duke theksuar se rasti është duke u hetuar nga autoritetet policore dhe gjyqësore.

Kryeministri Albin Kurti dënoi “sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës”, duke shprehur shqetësimin e tij për lëndimet e tyre.

Në protestë ndaj incidentit, disa serbë sot bllokuan rrugën kryesore që lidh Shtërpcën me pjesën tjetër të vendit. 

“Ata u qëlluan teksa kishin veshur rroba Krishtlindjesh. Dikush donte të na bënte një Krishtlindje të përgjakshme”, ka shkruar në Twitter Petar Petkovic, shefi i zyrës së qeverisë serbe në Kosovë, duke iu referuar faktit se serbët, të cilët ndjekin kalendarin Julian, festojnë Krishtlindjet nesër.

Sipas të njëjtit burim, 11-vjeçari dhe 21-vjeçari mbanin një pemë Krishtlindjesh kur u sulmuan.

Si pasojë e të shtënave, njëri ka mbetur i plagosur në krah dhe tjetri në shpatull.