Përfundon protesta në Shtërpcë, e mbikëqyr EULEX, Diplomati i lartë amerikan këtë javë në Prishtinë

Banorët e Shtërpcës protestuan për të kërkuar drejtësi për rastin e plagosjes së 2të rinjve pak ditë më parë.

Autori i dyshuar ndodhet përpara drejtësisë. ndërkohë, sa i përket zhvillimeve politike, të mërkurën, në Kosovë mbërrin diplomati i lartë amerikan Chollet.

Ka përfunduar e qetë protesta e së dielës në Shtërpcë të Kosovës.

Banorët u mblodhën për të për të protestuar pas plagosjes së dy të rinjve serbë të premten e 6 janarit.

Autori ndodhet përpara drejtësisë ndërsa politika kosovare ka reaguar njëzëri për të thënë se gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit.

 



Protesta ishte duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e forcave të EULEX-it.

Ndërkohë, këtë javë mbërrin në Prishtinë diplomati i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ai do të takojë në Prishtinë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për t’i diskutuar përpjekjet e SHBA-së për ta ndihmuar avancimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, njofton Departamenti i Shtetit.

Pas Prishtinës, Chollet do të vizitojë Beogradin, ndërsa temë pritet të jetë sërish dialogu Kosovë-Serbi me qendër njohjen, si dhe shkëputja e fijeve ruse nga Serbia.