Shkodra: Jo linçimit të ushtarit Azem Kurtaj deri në përfundim të hetimeve!

Profesori universitar, Selami Shkodra, bën thirrje që të mos linçohet pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj, nën akuzë për plagosjen e dy të rinjve serbë dje në në Shtërpcë, deri në përfundim të hetimeve.

Sipas tij është shumë e rëndësishme të zbardhen të gjitha rrethanat si ka ndodhur ngjarja dhe çfarë e ka shtyrë atë në këtë veprim.

"Jo linçimit të ushtarit Azem Kurtaj deri në përfundimin e hetimeve!Nëse ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka qenë i sulmuar nga turmat e që në shpesh raste në festa ato janë edhe të dehura apo prapa sulmit ndaj ushtarit fshihet ndonjë skenar nga ata që sja dojnë të mirën shtetit të Kosovës siq janë edhe indicjet e para që i njëti ka qenë i sulmuar dhe i njëjti ka vlerësuar se i rrezikohet jeta, sipas dëshmive të deri tanishme ka shti me armë dhe nuk ka pasur qëllim marrjen e jetëve të njerzëve po evitimin e rrezikut. Konsideroj që i njëjti ka mbrojt jetën dhe integritetin e tij trupor, po ashtu ka mbrojt edhe dinjitetin e ushtarit të Kosovës së sotme dhe dinjitetin e ushtarit të lirisë së Kosovës".

Gjykata caktoi sot masën e  paraburgimit prej 30 ditësh për ushtarin Kurtaj.

Të plagosurit serbë të moshës 11 dhe 21 vjeçare janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në spitalin e Graçanicës afër Prishtinës.